27 Prill 2024

MTI do të financoj krijimin e një inkubatori të bizneseve në Skenderaj

Prishtinë, 6 nëntor - Kryetari i Komunës, Bekim Jashari me drejtorët komunalë, ka pritur sot ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me bashkëpunëtorë, me të cilin është diskutuar për mundësi të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve në Skenderaj.

“Kisha kënaqësi ta pres ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me bashkëpunëtorë, ku kemi diskutuar mundësitë e bashkëpunimit konkret mes institucioneve tona."

"U dakorduam me ministrin Shala që të lëvizim përpara me krijimin e një inkubatori të bizneseve, i cili do t’iu ofrojë ndërmarrësve të rinj në Skenderaj mundësi të përshtatshme për zhvillimin e biznesit."

"Na mbetet neve si Komunë të identifikojmë një zonë të përshtatshme publike, për ngritjen e inkubatorit, kurse Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të financojë realizimin e këtij projekti që lidhet me zhvillimin ekonomik të komunës sonë”, është shprehur kryetari Jashari.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)