27 Prill 2024

Monopoli i homologimit të veturave dëmton konkurrencën

Prishtinë, 4 dhjetor - Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, Instituti GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) organizojnë tryezën e rrumbullakët ku do të diskutohet lidhur me monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike.

Krijimi i monopolit në homologimin e veturave dhe falja e borxheve ndaj ambalazhuesëve të ujit, janë dy vendime të ndara të Qeverisë së Kosovës të cilat sipas GAP dhe GSPJ-se kanë dëmtuar konkurrencën, kanë anashkaluar Kuvendin e Kosovës dhe kanë favorizuar vetëm një kategori të bizneseve private në dëm të interesit të përgjithshëm të qytetarëve.

Te dy këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjet në fuqi, andaj përveç se duhet të revokohen ato duhet edhe të hetohen nga organet kompetente. 

Në fund të vitit 2008, Ministria e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit ka nënshkruar një kontratë ekskluzive me kompaninë “Eurolab” për homologimin e veturave që regjistrohen për herë të parë në Kosovë, duke i dhënë një autorizim për veprimtari ekskluzive dhjetëvjeçare për periudhën 2009-2019.

Për dhënien  e kësaj kontrate, Ministria nuk ka shpallur procedura të tenderimit duke i dhënë qasje ekskluzive vetëm një kompanie.

Duke u mbështetur në Ligjin për sigurinë në komunikacion rrugorë, çmimet për homologim janë përcaktuar nga Ministria e Transportit dhe Post-Telokomunikacionit në vitin 2009.

Nëse krahasojmë çmimet e homologimit në Kosovë me vendet e rajonit dhe ato të BE-së, del se kosovarët nga viti 2009 deri më 2015 kanë shpenzuar 2.4 milionë euro më shumë se sa që do të shpenzonin në rast se nuk do të ekzistonte monopoli dhe çmimi do ishte i ngjashëm me vendet e rajonit.
 
Përveç shmangies së konkurrencës në dhënien e kësaj kotnrate dhe caktimin e çmimeve të homologimit në mënyrë arbitrare, në bazë të Udhëzimit administrativ për homologimin e automjeteve nr.2008/08, janë bërë edhe një sërë shkeljesh ligjore.

Në bazë të këtij udhëzimi, pronarët e automjeteve obligohen që kontrollin e parë teknik ta kryejnë tek institucioni i autorizuar për homologim.

Përveç monopolit në homologim dhe kontrollimin e parë teknik, ky udhëzim administrativë krijon një monopol të tretë, e përcakton qendrën e autorizuar për homologim, mbikëqyrëse të qendrave të kontrollit teknik të automjeteve.
 
Rast i ngjashëm i shkeljes së ligjeve përbën edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 3 tetor 2017 për faljen e 51 milionë euro borxhe për ambalazhuesit e ujit.

Ky vendim është në kundërshtim me përcaktimin e pronësisë së burimeve ujore të Republikës së Kosovës, sepse nga ky vendim ka përfituar një grup shumë i vogël nga një pasuri shtetërore. Gjithashtu, sikurse në rastin e homologimit, Qeveria e Kosovës përmes vendimeve të saj është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.  

Në këtë tryezë gjithashtu do të diskutohet për efektet e vendimit të Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)