26 Prill 2024

Ministri Veliu shqyrton mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese

Prishtinë, 24 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu priti në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z.Berat Rukiqi. 

Në këtë takim, ministri Veliu me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës diskutuan për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të  vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë̈ e heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha me këtë rast ministri Veliu.

Po ashtu, në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)