26 Prill 2024

MF bën harmonizimin ligjor në fushën e tatimeve

Prishtinë, 28 prill - Ministria e Financave në kuadër të Planit të punës ka përfshirë në Programin e saj për vitin 2018 edhe hartimin e Koncept-dokumentit për trajtimin e kuadrit ligjor të tatimeve dhe procedurave në fushëveprimin e Administratës Tatimore, me qëllim që të hapet rruga për ndryshim plotësimin e tre ligjeve ekzistuese tatimore si dhe hartimin e ligjit të ri për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Këto ndryshime sipas MF-së do të ndikojnë në lehtësimin e procedurave dhe do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e tyre.

MF thekson se ky Koncept-dokument po ashtu është i bazuar në Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për periudhën 2017-2021 si dhe Strategjinë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Joformale, Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Krimeve Financiare për periudhën 2014-2018.

"Në procesin e hartimit të këtij Koncept-dokumenti Ministria e Financave ka zhvilluar konsultime paraprake dhe konsultime publike me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me këtë fushë dhe janë përfshirë kontributet relevante  nga palët e interesit", thuhet në njoftimin e MF-së.

Ministria e Financave, me qëllim të adresimit të problemeve me të cilat ballafaqohen tatimpaguesit dhe institucionet e zbatimit të Ligjit, përfshirë këtu edhe problemet përmbajtësore dhe ato teknike të ligjeve aktuale në fuqi, sfidave që lindin për harmonizimin e mëtejmë të këtyre ligjeve me legjislacionin e BE-së si dhe praktikave ndërkombëtare, ka themeluar Grupin Punues për Trajtimin e Kuadrit Ligjor të Tatimeve dhe Procedurave në Fushëveprimin e ATK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)