03 Mars 2021

Mehmeti:Qeveria e ardhshme ta ketë fokus zhvillimin ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 23 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, tha se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës.

“Sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Ky sektor e ka ndihmuar shumë ekonominë edhe gjatë kohës së pandemisë. Bankat kanë dhënë kredi mbi 1,5 miliardë euro gjatë pandemisë, kemi reni të normave të interesit bankar dhe kjo ka ndihmuar shumë. Ky sektor ka kapacitet të luan rol kyç për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë”, tha ai sot në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Mehmeti tha se në Kosovë edhe kreditë e këqija janë të vogla. “Kreditë jo performuese janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind”, tha ai. Sipas tij një sektor financiar stabil krijon mundësi që të përballojmë problemin me pandeminë.

Mehmeti bëri me dije se BQK-ja, ka marrë vlerësime pozitive nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë FMN, Komisionin Evropian etj. Ai ka përmendur veprimet që i kanë marrë gjatë periudhës së pandemisë që efektet të jenë sa më të vogla, duke veçuar ristrukturimin e kredive.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, foli edhe për diasporën. “Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 përqind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro”, tha ai.

Sipas Mehmetit remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro. Ai vlerësoi se nëse shkojnë punët mirë me vaksinim, atëherë rritja ekonomike në fund të vitit do të jetë 4%.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, deklaroi se qeveria e ardhshme duhet të ketë fokus zhvillimin ekonomik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)