26 Prill 2024

Mehmeti dhe Weidinger pajtohen për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë, 12 tetor - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, Christoph Weidinger.

Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadorin Weidinger me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e BQK-së për tejkalimin sa më të lehtë të situatës nga ndikimet e shkaktuara prej pandemisë.

Gjithashtu, Guvernatori përmendi masat e ndërmarra nga BQK-ja për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, në tejkalimin më të lehtë të gjendjes së krijuar, si dhe veprimet për të mbajtur sektorin financiar stabil dhe likuid.

Tutje, Guvernatori falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen e BQK-së dhe shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Ndërkaq, Ambasadori Weidinger falënderoi Guvernatorin për pritjen dhe për informatat e ofruara në takim, derisa shprehu gatishmërinë në emër të shtetit austriak që të vazhdohet me bashkëpunimin me BQK-në.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)