27 Prill 2024

MEA nënshkruan marrëveshje me Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Gjakovës

Prishtinë, 18 shkurt - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj, sot ka nënshkruar dy marrëveshje mirëkuptimi për subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, me Infrakos-in dhe me Ngrohtoren e qytetit në Gjakovë. 

Drejtorët e këtyre ndërmarrjeve, Xhevat Ramosaj dhe Albana Skivjani, e kanë njoftuar Ministrin Nitaj për afarizmin e ndërmarrjeve të tyre dhe kanë shprehur mirënjohjen e tyre për mbështetjen e dhënë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit! 

Marrëveshja ka për qëllim mbështetjen financiare nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për Infrakos-in dhe Ngrohtoren e Qytetit  “Gjakovë”,  ashtu siç është përcaktuar në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, në kategorinë ekonomike “Subvencion dhe Transfere”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)