03 Mars 2021

Mblidhet Forumi i Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike

Prishtinë, 14 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti udhëhoqi takimin e Forumit të Donatorëve për Rimëkëmbje Ekonomike.
 
Në këtë takim me përfaqësues nga Zyra e BE-së në Kosovë, vendet donatore, agjencitë zhvillimore dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj dhe Ministres së Financave znj. Hykmete Bajrami, u diskutua për qasjen e përbashkët të Qeverisë dhe donatorëve për të financuar rimëkëmbjen ekonomike, pas pandemisë Covid-19, si dhe agjenda afatgjate zhvillimore e Kosovës.
 
Gjatë takimit, Kryeministri Hoti falënderoi donatorët për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën, veçanërisht për tejkalimin e pasojave të pandemisë Covid 19.  

Ai kërkoi përfshirjen direkte të donatorëve në zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, ku edhe shpalosi hollësi për formën e implementimit të saj.
 
Gjatë takimit u prezantua gjendja aktuale rreth menaxhimit të pandemisë Covid 19 dhe masave të programit që janë planifikuar për vitin 2021, të cilat synohet të ndërlidhen me përkrahjen e ofruar nga donatorët.
 
Në këtë takim u prezantua agjenda zhvillimore e Qeverisë së Kosovës për dekadën e ardhshme, me të cilën synohet rritja e përfitimit nga iniciativat dhe instrumentet e reja financiare, veçanërisht fondet e ofruara në kuadër të Planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime të Ballkanit Perëndimor.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)