15 Gusht 2020

Lejohet lëvizja për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomik

Prishtinë, 25 mars - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njofton të gjithë operatorët ekonomik se sot, e mërkure,  me datën 25 mars, nga ora 10:00, deri në ora 18:00, nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën e operatorëve ekonomik.

Njoftohen të gjithë operatorët ekonomik të fushë veprimtarisë,  të cilëve u është e lejuar qarkullimi në bazë të vendimit të Qeverisë me numër: 1/15 të datën 23.03.2020, si dhe me urdhëresë të Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës 23.03.2020, rreth klasifikimit të veprimtarive ekonomike, sipas kodeve NACE, që sot me datën 25 mars, e mërkure, nga ora 10:00, deri në 18:00 nuk ka kufizim të lëvizjes për punonjësit dhe administratën  e këtyre operatorëve.

Sot gjatë ditës Ministria përmes një konference për media do të qartësojë dhe ofrojë udhëzimet se si do të rregullohet funksionimi i veprimtarive ekonomike dhe lëvizjes së punonjësve të tyre gjatë masave të aplikuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2020

Me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj - Komandant Petriti, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore.

10:00 - Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë

10:30 - Homazhe tek vendi i rënies në Nashec

11:00 - Homazhe tek monumenti i Lirisë

11:30 - Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Për shkak të distancës nga qyteti, për këtë aktivitet do të ketë transport të organizuar nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet në ora 9:15 nga Shtëpia e Bardhë.