08 Mars 2021

KTTO: Do ta kapërcejmë këtë situatë pavarësisht kostove të rënda për ekonominë

 Prishtinë, 26 mars - Oda Tregtare Kosovaro Turke (KTTO) mbështet masat për të luftuar koronavirusin e quajtur COVID-19, i cili po përhapet si një epidemi dhe po prek të gjithë botën, përfshirë edhe Kosovën.

"Në përgjithësi, ne besojmë se mund ta kapërcejmë këtë situatë në solidaritet, pavarësisht kostove të rënda për ekonominë dhe bizneset", thekson KTTO.

Sidoqoftë, edhe në kushte të vështira të punës, KTTO mendon se zinxhirët e furnizimit nuk duhet të prishen dhe qasja e qytetarëve në ushqim dhe shërbime bazë duhet të lehtësohet.

Përveç kësaj sipas KTTO është e rëndësishme të zbatohen një sërë masash shtesë dhe mbështetëse që nuk do ta vënë ekonominë në vështërsi dhe do të ofrojnë komoditet për bizneset dhe qytetarët.

Më poshtë, KTTO ka paraqitur pikëpamjet lidhur me këto çështje të cilat  dëshirojmë t’i ndajmë me publikun dhe ti sjellim ato në vëmendjen e institucioneve përkatëse.

-  Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të shprehim që vendimi për kufizimin e lëvizjes së lirë marrë nga Qeveria duhet të riorganizohet. Ndërsa qëllimi i kësaj mase është të zvogëlojë kontaktin e publikut në rrugë, për fat të keq, një aplikim i tillë me kohë të kufizuar për plotësimin e nevojave në njërën anë shkakton më shumë grumbullim në anën tjetër ndikon negativisht në funksionimin e kompanive.

Duke marrë parasysh mendimet dhe sugjerimet e anëtarëve tanë, dhe bazuar në praktikat në Shqipëri dhe në vende të ngjashme ne mendojmë se do të ishte më e përshtatshme për qytetarët dhe bizneset  që koha për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave të riorganizohet ndërmjet orës 06.00 - 14.00 ndërsa ndalimi i i lëvizjes së qytetarëve dhe bizneseve të rregullohet ndërmjet orës  14:00 - 06.00.

-  Ne e mirëpresim  vendimin e Bankës Qëndrore pas bisedimeve me Shoqatën e Bankave lidhur me mundësinë e e negociimit dhe shtyrjes së normave të kredisë në banka. Mendojmë se është e rëndësishme që vonesa e kredive të shtyhet për 3 muaj dhe pa interes shtesë në mënyrë që të mbahen bizneset dhe qytetarët e pafavorshëm në mënyrë që të  mbahet gjallë ekonomia.

-   Përjashtimi i taksave mbi të ardhurat e personelit dhe primet e fondit të pensioneve deri në normalizimin e gjendjes.

-   Shtyrja e taksave të pasurive të paluajtshme deri në fund të vitit.

-  Sigurimi  50% mbështetje shtetërore për pagat e personelit të kompanive që nuk mund të punojnë nën masat COVID-19, për të parandaluar falimentime dhe pushime nga puna.

-  Shpenzimet e qirasë së kompanive që nuk mund të punojnë në kuadër të masave COVİD-19 gjatë kësaj periudhe, vlerësohen si forcë madhore dhe duhen shtyhen.

-   Ulja e TVSH-së në zero për për energjinë elektrike dhe ujin, të cilat janë nevoja themelore, ashtu si në aplikimin e importeve të miellit dhe grurit.

-   Mbledhja e pagesave të TVSH-së të kompanive që furnizojnë produktet, të mos realizohet  në pikat doganore, por pas shitjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2021 - Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit I.L. për vepren penale 'Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”, me ç’rast do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë - Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)  

- Universiteti ''Kadri Zeka'' do të shënojë 8 vjetorin e themelimit! (Ambientet e Universitetit në Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”,  (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)  

- Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues në të cilin do të kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 16:00)

- Qendra e Artit dhe Komunitetit organizon mbrëmjen e poezisë “Poezi për Fuqi - çdo ditë është 8 mars”. (Teatrin Kombëtar në Prishtinë, ora 19:00)