07 Dhjetor 2021

Kryeminstri Kurti: performanca e ATK-së është e paparë deri më tani

Prishtinë, 28 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, sot kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me qëllim të ofrimit të mbështetjes së qeverisë në përmbushjen e objektivave të ATK-së.

Duke falënderuar për vizitën drejtori Murtezaj tha se një përkrahje si kjo është motiv shtesë për menaxhmentin dhe gjithë stafin e ATK-së, për të vazhduar tutje në realizimin e projeksioneve të përcaktuara, me theks të veçantë luftimin dhe parandalimin e evazionit fiskal, i cili është faktor destabilizues në rritjen ekonomike të vendit.

Murtezaj tutje tha se institucioni i ATK-së do të vazhdojnë me reforma, të cilat do të japin efekt në zbutjen e këtij fenomeni, si dhe reforma të tjera, të cilat sikurse deri më tani do të ngrit në nivel edhe me të mirë ATK-në.

Drejtori i ATK-së mes tjerash njoftoj kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati për mbarëvajtjen e punës në ATK.

Ai njëherit vuri theksin edhe tek inkasimi i të hyrave, të cilat nga janari deri më tani janë duke tejkaluar të gjitha pritshmërit e parapara, ku është arritur që të inkasohen 447.01 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 45 mil euro më tepër se plani i rishikuar (11.2 %).  

Ky trend i performancës së ATK-së kap vlerën totale momentale të inkasimit mbi gjysmë miliardë euro.

Kryeministri Kurti i ofroj mbështetje ATK-së, siç tha ai për këtë institucion që është vital për shtetin. Derisa theksoi 1/3 e rritjes së hyrave tatimore për këtë vit pa i ndryshuar politikat fiskale, është një sukses vërtet i paparë deri më tani, tha ai.

E nga ana tjetër, ministri Murati tha se kjo performancë është e jashtëzakonshme, ku deri më tani kur po flasim kemi arritur që të tejkalojmë caqet për inkasim në TAK.

Në të njetën kohë shtoj se këto mjete shtesë i mundësojnë qeverisë për ri-destinimin e tyre, për mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)