26 Prill 2024

Kredimarrja në Kosovë shënon ngritje të mëtejme në “Doing Business 2019”

Prishtinë, 31 tetor - Banka Botërore ka publikuar raportin e të bërit biznes (Doing Business) për vitin 2019.

Ky raport ka nxjerr si indikatorin më pozitiv për ambientin e të bërit biznes në Kosovë treguesin e kredimarrjes, duke e pozicionuar Kosovën në vendin e 12-të në botë për këtë tregues.

Ky pozicion e radhit Kosovën para vendeve të rajonit dhe një pjese të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ngritja e mëtejme e pozicionimit të Kosovës në këtë tregues vjen pas lehtësimeve të shumta që janë bërë rreth qasjes në financa, të cilat po shprehen me rritje të shkallës së ndërmjetësimit financiar.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e mirëpret këtë vlerësim nga Banka Botërore dhe shpreh përkushtimin për të vazhduar masat, që sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm të sistemit financiar të Kosovës dhe përmirësim të mëtejmë të qasjes në financa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)