26 Prill 2024

Kosova shënon progres të madh në indikatorët e MCC-së

Prishtinë, 3 nëntor - Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit - MCC, ka publikuar listën e indikatorëve vjetor të qeverisjes së mirë, ku përfshihen njëzet indikatorë kyç në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, reformave ekonomike, shëndetësisë, arsimit, përfshirjes gjinore dhe indikatorë tjerë të rëndësishëm shoqërorë.

Kosova ka treguar përparim në shumicën e indikatorëve, duke dëshmuar kështu për thellësinë e reformave dhe seriozitetin e institucioneve të Kosovës në përmirësimin e peizazhit ekonomik dhe social për investime.

Përmirësimi më i madh i indikatorëve është shënuar në luftën kundër korrupsionit nga 36 për qind në 60 për qind, sundimin e ligjit nga 37 në 50 për qind, pastaj në lirinë e informimit, kualitetin rregullativ, etj.

Këta indikatorë ofrohen nga agjencitë e OKB-së dhe organizata me renome si Brookings Institution, Freedom House, Heritage Foundation si dhe institucionet si Banka Botërore, IFC, etj.

Qeveria e Kosovës falënderon USAID-in, UNDP-në dhe agjencitë e OKB-së për partneritet në përpilimin dhe botimin e indikatorëve. 

Ndërkohë, këtë muaj fillon punën dhe Fondacioni i Mileniumit, i cili është deleguar nga MCC dhe Qeveria e Kosovës për implementimin e programit prej 49 milionë dollarë i tipit Threshold.

Qeveria e Kosovës është zotuar të ndihmojë maksimalisht këtë entitet përgjegjës duke punuar edhe për qasje në fonde shtesë të investimeve infrastrukturore në të ardhmen. 

Më poshtë gjeni edhe listën e indikatorëve ku është shënuar progresi:

Kontrolli i korrupsionit 2017: 37% / 2018: 60%. KEMI PËRMIRËSIM për  23% - Burimi: Banka Botërore / Instituti Brookings

Normat e imunizimit 2017: 67% - 2018: 93.5%. KEMI PËRMIRËSIM  për 26.5% - Burimi: UNICEF / OBSH

Sundimi i Ligjit 2017: 37% / 2018: 50%. KEMI PËRMIRËSIM për 13% - Burimi: Banka Botërore / Brookings

Regjistrimi i vajzave në shkollim të mesëm 2017: 56% - 2018: 69%.  KEMI PËRMIRËSIM për 13% - Burimi: UNESCO

Shpenzimet Shëndetësore 2017: 26% / 2018: 37%. KEMI PËRMIRËSIM për 11% - Burimi: OBSH

Liria e Informimit 2017: 63% / 2018: 73%. KEMI PËRMIRËSIM  për 10% - Burimi: Freedom House

Mbrojtja e Burimeve Natyrore 2017: 37% / 2018: 47%. KEMI PËRMIRËSIM  për 10% - Burimi: CIESIN

Politika fiskale 2017: 56% / 2018: 63%. KEMI PËRMIRËSIM për 7% - Burimi: FMN

Cilësia e Rregullatorit 2017: 63% / 2018: 70%. KEMI PËRMIRËSIM për 7% - Burimi:  Banka Botërore / Brookings

Qasja në kredi 2017: 85% / 2018: 90%. KEMI PËRMIRËSIM për 5% - Burimi: IFC

Shpenzimet e arsimit fillor 2017: 18% / 2018: 21%. KEMI PËRMIRËSIM  për 3% - Burimi: UNESCO

Efektiviteti i qeverisë 2017: 48% / 2018: 50%. KEMI PËRMIRËSIM për 2% - Burimi: Banka Botërore / Brooking

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)