26 Prill 2024

Kosova përfaqësohet në Konferencën Botërore për Prokurim Publik në Tanzania

Prishtinë, 30 korrik - Nga data 8 deri 10 gusht 2018, në qytetin Arusha të Tanzanisë, mbahet Konferenca botërore për prokurim publik.

Është kjo konferenca e nivelit më të lartë nga fusha e prokurimit publik në botë, e cila mbahet në çdo dy vite, dhe në të cilën marrin pjesë mbi 500 ekspertë më eminent të prokurimit nga mbarë bota.

Në punimet e kësaj konference do të jetë e pranishme edhe Republika e Kosovës, e cila përfaqësohet nga njëri ndër ekspertët më të shquar në nivel ndërkombëtar nga fusha e prokurimit publik, Dr. Sc. Ilaz Duli, Drejtor i Institutit Ballkanik për Prokurim - “BIP”.

Dr. Duli gjatë konferencës tre ditore do të ketë dy paraqitje. Në ditën e parë do të jetë në cilësinë e moderatorit në Sesionin për Reformat e Prokurimit Publik në Kanada dhe Uganda, kurse në ditën e dytë do të jetë prezentues në temën "Reformat e Prokurimit Publik në Kosovë dhe Sri Lanka".

Duli gjatë dy viteve të fundit është angazhuar nga USAID dhe Banka Botërore në cilësinë e ekspertit ndërkombëtar të prokurimit në disa shtete të Azisë, si në Sri Lanka, Afganistan etj, në themelimin e sistemit të prokurimit publik atje.

Ai ka prezentuar Kosovën denjësishtë në forumet dhe konferencat ndërkombëtare, dhe vlerësohet ndër  ekspertët më të frytshëm në nivel ndërkombëtar pasi që gjatë dekadës së fundit ka botuar 9 publikme, duke përfshirë 4 libra, 3 broshura, 1 manual dhe 1 Udhëzues, të gjitha këto nga fusha e prokurimit publik. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)