26 Prill 2024

Kosova bashkëpunon me Guardia di Finanza për luftimin e pastrimit te parave

Prishtinë, 6 tetor - Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, e shoqëruar nga u.d. drejtori i Doganës së Kosovës, Ibrahim Xhaka, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe drejtori i Njësisë së Intelegjencës Financiare, Dardan Nuhiu pritën në takim delegacionin italian të Guardia di Finanza, të kryesuar nga Gjeneral Brigade Giuseppe Arbore dhe Gjeneral Brigade Cosimo Di Gesu.

Palët bashkëbiseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe institucioneve italiane në fushën e luftimit të ekonomisë jo-formale, evazionit fiskal, luftimit të kontrabandës dhe aktiviteteve ilegale që dëmtojnë financat publike.
 
Ministrja Bajrami njoftoi delagacionin italian rreth punës së MF-së dhe institucioneve tjera qeveritare të Kosovës në luftimin e aktiviteteve ilegale që dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Në këtë drejtim, znj. Bajrami foli për implementimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë Jo-formale, Pastrimin e Parave, Financimin e Terrorizmit dhe Krimeve Financiare si dhe mirëpriti gatishmërinë e palës italiane që të mbështesë Kosovën në rritjen e efikasitetit për të luftuar aktivitetet ilegale që dëmtojnë buxhetin e shtetit dhe interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
 
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e delegacionit italian shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur Kosovën në projekte që ndihmojnë në rritjen e kapacitetit të institucioneve të Kosovës për luftimin e krimeve financiare, kontrabandës dhe aktiviteteve tjera ilegale të kësaj natyre.  
​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)