15 Tetor 2019

Konferenca e gjeoshkencave promovohet në Universitetin e Mitrovicës

Mitrovicë, 3 tetor - “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”, që organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, është vendosur  edhe në listën e aktiviteteve në faqen zyrtare të Shërbimit Gjeologjik Evropian.

Si e tillë kjo Konferencë, e cila mbahet më 10 dhe 11 tetor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, është shndërruar në një  ngjarje shkencore  në gjithë Evropën.

Ndryshe, Konferenca ka zgjuar interesim tek shkencëtarët nga shumë vende të botës. Sipas organizatorëve deri me 20 korrik 2019, kur është mbyllur afati, për pjesëmarrje në konferencë janë regjistruar 86 pjesëmarrës.

U bë e ditur se janë dorëzuar gjithsej 55 abstrakte, prej të cilave janë pranuar 42 sosh.

Përveç studiuesve nga universitetet vendore, në konferencë do të marrin pjesë edhe studiues dhe shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, si nga Finlanda, Italia, Polonia, Turqia dhe Sllovenia.

Studiuesit që vijnë nga jashtë janë kryesisht profesorë në universitetet, me të cilat Fakulteti i Gjeoshkencave ka bashkëpunim.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)