27 Prill 2024

Komuna e Vushtrrisë performon më së miri në fushën e zbatimit të ligjit

Prishtinë, 2 korrik - Demokraci Plus (D+) publikoi raportin "Matësi i performancës në prokurim publik".

Ky hulumtim dhe analizë tregon se nga pesë komunat e monitoruara, me performancë më të lartë janë Komuna e Vushtrrisë, Prishtinës dhe Pejës, ndërsa Gjakova dhe Gjilani shënuan më pak se të tjerët.

Qëllimi i këtij raporti të krahasimit është promovimi i praktikave më të mira në prokurimin publik, rritja e integritetit dhe promovimi i transparencës dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Ky raport mbulon periudhën janar 2017 deri në shkurt 2018. 

Raporti vlerëson performancën e komunave përmes një numri treguesish, duke përfshirë "Zbatimin e Ligjit", "Praktikat e Mira", "Zbatimin e Rekomandimeve nga Institucionet Mbikëqyrëse", "Transparencën", "Konkurrencën" dhe "Përfshirjen Qytetare".

Zbatimi i Ligjit

Bazuar në raport, Komuna e Vushtrrisë performon më së miri në mesin e pesë komunave në fushën e zbatimit të ligjit.

Kjo është për shkak të shkallës së lartë të pajtueshmërisë me kornizën ligjore gjatë kryerjes së aktiviteteve të prokurimit.

Komuna e dytë me performancë më të mirë është Peja, e ndjekur nga Komuna e Prishtinës. Nga ana tjetër, komunat e Gjakovës dhe Gjilanit kanë shënuar performancë më të dobët.

Praktikat e mira

Matja e "Praktikave të Mira" shkon përtej detyrimeve themelore ligjore dhe vlerëson nëse komunat kryejnë hulumtime të tregut, menaxhon projektet siç duhet dhe nëse bënë pagesa me kohë.

Komuna me performancë më të mirë në këtë kategori është Prishtina - kjo komunë zbaton standardet për hulumtimin e tregut dhe për specifikimet teknike në tenderë dhe gjithashtu ka zhvilluar një Plan të Integritetit.

Komuna tjetër me performancë më të mirë është ajo e Vushtrrisë, e cila është një nga komunat më të disiplinuara në lidhje me ekzekutimin e pagesave brenda afatit ligjor.

Komuna e tretë më e mirë është ajo e Gjakovës, të pasuara nga komunat e Pejës dhe Gjilanit.

Implementimi i Rekomandimeve të Institucioneve Mbikëqyrëse

Ky tregues mat zbatimin e rekomandimeve dhe opinioneve të lëshuara nga institucionet e mbikëqyrjes, si Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit.

Raporti gjeti se këto rekomandime më së miri adresohen dhe trajtohen nga komunat e Prishtinës, Vushtrrisë, Pejës dhe Gjakovës. Megjithatë, Komuna e Gjilanit ende ka më shumë punë për të bërë për të zbatuar këto rekomandime dhe opinione.

Transparenca

 Transparenca është një tjetër tregues i rëndësishëm. Gjatë fazës së analizës së të dhënave, D+ ka identifikuar se Komuna e Prishtinës jo vetëm që ndan praktikat e mira në transparencë, por gjithashtu ka një platformë të "Open Data".

Kjo iniciativë i ndihmon shumë qytetarët e Prishtinës të jenë të informuar, si dhe i ofron sektorit privat besimin për të aplikuar për tenderët publik.

Komuna e Vushtrrisë gjithashtu shënoi një nivel të lartë të transparencës falë përkushtimit të tyre për qeverisje lokale të hapur dhe të përgjegjshme.

Komuna e Gjakovës gjithashtu ka treguar përpjekje për të siguruar transparencën në këtë sektor.

Komuna e Gjilanit mund të përmirësojë rezultatin e saj në këtë tregues, duke lejuar qytetarët të kenë qasje më të mirë në informimin e publikut dhe përmirësimin e faqes së saj të internetit dhe veçanërisht pjesës së prokurimit. 

Konkurrenca

Treguesi i 5-të analizon sistemin e konkurrencës në prokurimin publik. Komunat e Kosovës duhet të zbatojnë të gjitha procedurat e nevojshme për të siguruar që konkurrenca të mos dëmtohet nga përkatësitë politike, por të drejtohet nga meritokracia.

Në këtë drejtim, Komuna e Prishtinës jep rezultatet më të mira në krahasim me katër komunat e tjera.

Komunat e Vushtrrisë dhe Gjakovës gjithashtu nuk janë shumë prapa në këtë fushë, pasi ato gjithashtu ndajnë praktika të qëndrueshme për të siguruar që konkurrenca të kryhet në mënyrë efektive.

Komuna e Gjilanit ka praktika të mira, por ka nevojë për më shumë përpjekje për të siguruar që aktivitetet të kryhen nga një numër i kompanive të ndryshme në vend që të angazhohen të njëjtat kompani për projekte të njëkohshme.

Përfshirja Qytetare

Treguesi i fundit lidhet me angazhimin qytetar në ciklin e prokurimit publik. Qytetarët, OSHC-të dhe mediat shqyrtojnë procesin e prokurimit publik dhe janë brenda të drejtave të tyre për t'u informuar dhe për t'u përfshirë në aktivitetet e prokurimit që mbahen nga autoritetet kontraktuese.

Komunat duhet të krijojnë mundësi për një koordinim më të mirë me qytetarët dhe t'i përfshijë ato në procese që janë me interes publik.

Sipas këtij treguesi, nuk ka dallime të mëdha në angazhimin e komunave për përfshirjen e qytetarëve në prokurim publik. Megjithatë, raporti ka gjetur se komunat e Pejës dhe Prishtinës janë më të angazhuara në informimin e qytetarëve të tyre.

Lidhur me rezultatet e hollësishme dhe ilustrimet grafike, ju lutemi klikoni këtu për të shkarkuar raportin. Kjo iniciativë është rezultat i mbështetjes së veprimtarisë së USAID-it për Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM) për Demokraci Plus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)