26 Maj 2020

Komuna e Rahovecit liron nga pagesa e qirasë bizneset që kanë kontratë

Rahovec, 30 mars - Komuna e Rahovecit ka njoftuar se pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, sot Kuvendi Komunal Rahovec, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës ka marrë vendim qe të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, e që gjithsej janë 31, të cilët kanë kontratë për shfrytëzimin e objekteve komunale, lirohen nga pagesa e qirasë mujore për periudhën mars-maj.

Po ashtu komuna ka liruar nga taksa komunale të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, të cilët aktualisht janë të ngarkuar me rregulloren aktuale për taksa komunale, (mars-maj 2020).

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)