26 Prill 2024

KKEIK i kërkon kryetarës Osmani ndryshimin e Ligjit të Punës

Prishtinë, 4 dhjetor - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime Kosovë (KKEIK).

Përfaqësuesit e kësaj platformës gjithëpërfshirëse nga komuniteti i biznesit kanë shfaqur qëndrimet e tyre në lidhje me vonesën në miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, duke potencuar vështirësitë me të cilat po përballen bizneset.

Sipas tyre, përveç me pandeminë në aspektin shëndetësor, bizneset po përballen edhe me pandeminë ekonomike, e cila ka goditur shumë biznese duke i sjellë skaj ekzistencës.

Ata, gjithashtu kanë kërkuar edhe ndryshime në Ligjin e Punës, duke potencuar nivelin e ulët të pagës minimale. Është diskutuar edhe  barazinë gjinore në borde si dhe përkrahjen ndaj produkteve vendore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)