26 Prill 2024

KDI publikon të gjeturat e investimeve kapitale përmes prokurimit publik

Prishtinë, 7 nëntor - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), anëtar i Transparency International, do të mbajë një tryezë diskutimi mbi pasojat ekonomike që dalin nga menaxhimi i dobët i kontratave dhe mungesa e vlerësimit të performancës së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.

Njëkohësisht, në këtë tryezë KDI do të publikojë të gjeturat nga hulumtimi i tri investimeve kapitale përmes prokurimit publik: Parku i Biznesit në Drenas, dhe dy shkolla fillore të komunës së Ferizajt, “Faik Konica” dhe “Tefik Çanga”.

Në këtë tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet rregullatorë të prokurimit, institucionet monitoruese, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe mediave, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)