26 Prill 2024

Istogu mban dëgjim publik për tatimin mbi pronën e paluajtshme

Prishtinë, 19 nëntor - Në sallën e kuvendit komunal, kryesuar nga kryesuesi  i kuvendit Qaush Balaj është mbajtur dëgjim publik me qytetarë  për rregulloren komunale për vendosjen e tatimit në pronën e paluajtshme.

Pjesë e dëgjimit  ishte nënkryetari i komunës  Agim Ademaj , drejtor të drejtorive komunale si dhe qytetarë.

Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktohen normat tatimore për vitin 2019 për të gjitha kategoritë e pronave të paluajtshme me përjashtim të kategorisë pronë publike brenda kufijve të përcaktuar me dispozitat e nenit 9 të Ligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

Gjatë këtij dëgjimi publik qytetarët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre sa i përket rregullores për tatimin mbi pronën e paluajtshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)