05 Qershor 2020

ILO: Qeveritë duhet të marrin masa për të mbrojtur mijëra punëtorë

Prishtinë, 5 prill - Drejtori i Përgjithshëm i ILO, Guy Ryder ka deklaruar se Pandemia e Corona virus-it nuk është vetëm një krizë mjekësore, por edhe një krizë sociale dhe ekonomike.

"Që përgjigja jonë të jetë efektive, ajo duhet të marrë parasysh të gjithë faktorët, dhe të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe globale. Ajo duhet t’í përgjigjet veçanërisht nevojave të personave më në nevojë", ka thënë Ryder.

ILO vlerëson se rreth 25 milion njerëz mund të dalin të papunë, me një humbje të të ardhurave të punëtorëve deri në 3.4 trilion dollarë. Megjithatë, tashmë po bëhet cdo ditë e më e qartë se këta numra mund të mos japin sa duhet madhësinë e këtij ndikimi.

"Kjo pandemi ka nxjerrë zbuluar gabimet në tregjet tona të punës. Ndërmarrjet e të gjitha madhësive tashmë kanë ndaluar aktivitetin, kanë shkurtuar orarin e punës dhe kanë pushuar stafin."

"Shumë prej tyre janë në prag të kolapsit ndërsa dyqanet dhe restorantet mbyllen, fluturimet dhe prenotimet e hoteleve janë anuluar dhe bizneset kalojnë në punë në distancë. Shpesh, të parët që humbasin punën e tyre janë ata, punësimi i të cilëve ishte tashmë i pasigurt – agjentët e shitjeve, kamerierët, stafi i kuzhinës, mbajtësit e bagazheve dhe pastruesit", thekson Ryder.

Në një botë ku vetëm një në pesë njerëz kanë të drejtë për pagesë papunësie, pushimet nga puna parashikojnë katastrofë për miliona familje. Për shkak se raportet shëndetësore nuk u paguhen shumë punonjësve të kujdesit apo shpërndarësve të porosive nëpër familje – atyre tek të cilët në mbështetemi sot – ata shpesh janë nën presion për të vazhduar punën edhe nëse janë të sëmurë.

Në botën në zhvillim, punëtorët me kohë të pjesshme, punëtorët ditorë dhe tregtarët informalë mund të jenë nën presion të ngjashëm nga nevoja për të siguruar ushqimin e ditës. Të gjithë do të vuajmë për shkak të kësaj. Ai jo vetëm që do të zgjerojë përhapjen e virusit, por në afat-gjatë do të zmadhojë në mënyrë dramatike ciklet e varfërisë dhe të pabarazisë.

Ne kemi një shans për të shpëtuar miliona vende pune dhe ndërmarrje, nëse qeveritë veprojnë me vendosmëri për të siguruar vazhdimësinë e biznesit, parandalimin e pushimeve nga puna dhe mbrojtjen e punëtorëve të cënueshëm. Pa dyshim, vendimet që ato marrin sot do të përcaktojnë shëndetin e shoqërive dhe ekonomive tona për vitet në vazhdim.

Politika të paprecedenta, ekspansioniste, fiskale dhe monetare sipas tij janë thelbësore për të parandaluar që situata e rëndë që po kalojmë të mos shndërrohet në një recesion të zgjatur.

"Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kenë para mjaftueshëm në xhepat e tyre për të kaluar deri në fund të javës - dhe të tjetrës. Kjo do të thotë të sigurohet që ndërmarrjet – burimi i të ardhurave për miliona punëtorë – të mund të qëndrojnë në këmbë gjatë rënies së egër dhe kështu të mund të rifillojnë sapo të lejojnë kushtet."

"Në veçanti, masa të përshtatshme do të duhet të ndërmerren për punëtorët më të rrezikuar, përfshirë të vetëpunësuarit, punëtorët me kohë të pjesshme dhe ata që janë me punë të përkohshme, të cilët mund të mos kualifikohen për pagesë papunësie ose sigurim shëndetësor dhe që janë më të vështirë për t’u identifikuar", ka shtuar ai.

Ndërsa qeveritë përpiqen të zbutin kurbën rritëse të infeksionit, ILO sipas tij ka nevojë për masa të posacme për të mbrojtur miliona punonjës të shëndetit dhe kujdesit (shumica prej tyre gra) që rrezikojnë shëndetin e tyre për ne çdo ditë.

Edhe shoferet e marinaret qe sjellin pajisje mjekësore dhe sende të tjera të domsdoshme, duhet të mbrohen siç duhet.

Puna nga shtëpia ofron mundësi të reja për punëtorët që të vazhdojnë të punojnë, dhe për punëdhënësit që të vazhdojnë bizneset e tyre edhe në kohë krize.

Sidoqoftë sipas Ryder punëtorët duhet të jenë në aftë të negociojnë këto organiziime në mënyrë që të ruajnë ekuilibrin me përgjegjësitë e tyre të tjera, të tilla si kujdesi për fëmijët, për të sëmurët ose të moshuarit, dhe natyrisht për veten e tyre.

Shumë vende kanë deklaruar tashmë paketa stimuluese të papara për të mbrojtur shoqëritë dhe ekonomitë e tyre dhe për të garantuar paratë për punëtorët dhe bizneset.

"Për të maksimizuar efektivitetin e këtyre masave është thelbësore që qeveritë të punojnë me organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat për të dalë me zgjidhje praktike, të cilat i sigurojnë njerëzit dhe mbrojnë vendet e punës."

"Këto masa përfshijnë mbështetjen e të ardhurave, subvencionet për paga dhe grante për pushime të përkohshme për ata në punë më zyrtare, kredi tatimore për të vetëpunësuarit dhe mbështetje financiare për bizneset."

'Por, krahas masave të forta të brendshme, veprimi vendimtar shumëpalësh duhet të jetë mjeti kryesor për një reagim global ndaj një armiku global. Samiti i Jashtëzakonshëm virtual i G20 për Covid-19, në 26 mars është një mundësi për të cuar përpara këtë aksion të koordinuar shumëpalësh", ka theksuar Ryder.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)