26 Prill 2024

Hoti premton transparencë në implementimin e pakos për rimëkëmbje

Prishtinë, 20 gusht - Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë pjesë në takimin e parë të Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime prej ku ka thënë se pako për rimëkëmbjen ekonomike do të implementohet me përfshirjen e plotë të këtij këshilli.

Hoti ka thënë se këshilli do të jetë i përfshirë edhe në përgatitjen e kritereve dhe komisionet vlerësuese për shpërndarjen e fondeve të pakos për rimëkëmbjen ekonomike.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se përmes këtij këshilli do të harmonizojnë veprimet e institucioneve shtetërore me sektorin privat dhe partnerët e tjerë zhvillimorë që janë të përfshirë dhe që ndihmojnë në promovimin e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Me rishikimin e buxhetit, Qeveria e Kosovës ka formuar fondin për rimëkëmbje ekonomike prej 365 milionë eurosh.

 “Atë që dëshiroj t’ju garantoj është që do të jeni plotësisht të përfshirë në zbatimin në praktikë të pakos për rimëkëmbje ekonomike. Nënkupton që secilën prej masave, ministrat përkatës janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme që nënkupton nxjerrjen e udhëzimeve ose dokumenteve, kritereve në bazë së cilave i shpërndajnë fondet për subvencionim të pagave ose për mbulim të normës së interesit, ose për subvencione të ndryshme ndihmë të ndryshme për sektorë të ndryshëm, dhe ju do të jeni të përfshirë edhe në përgatitjen e kritereve për shpërndarjen e këtyre fondeve, edhe në komisionet vlerësuese për shpërndarjen e atyre fondeve”, tha ai.

Kjo sipas Hotit do të bëhet sepse dëshirojnë të sigurohen që të shpërndahen në transparencë të plotë dhe të shkojnë të punëtorët dhe ku e japin efektin maksimal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)