10 Gusht 2020

Goditet rëndë ekonomia kosovare nga vala e dytë e Pandemisë

Prishtinë, 14 korrik - Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësimet e veta bashkërisht me komunitetin e biznesit për pasojat e valës së parë të Pandemisë dhe goditjet e serishme të valës së dytë që nuk po i dallon sektorët as strukturat ekonomike dhe politike nga Pandemia COVID 19.

Vala e parë e pandemisë që filloj nga  Marsi dhe vazhdoj deri në fillim të Qershorit ishte goditje e paparashikueshme dhe la pasoja të rënda ekonomike, por mosrespektimi i masave e solli valën e dytë më herët seç ishte parashikuar dhe tash po vuajmë nga këto pasoja të papërgjegjësisë kolektive.

Institucionet shtetërore të atëhershme mendonin se duke e izoluar komplet ekonominë, lëvizjen e bizneseve dhe qytetarëve do ti shpëtojnë pandemisë më lehtë por për këtë nuk kishte as një studim që vërtetonte këto vendime të tyre, prandaj AKB ka dërguar rekomandime për të tejkaluar krizën por Qeveria  e kaluar nuk i  a marrë seriozisht vlerësimet e goditjes ekonomike dhe pasojat e saj që po i vuajmë edhe sot.

Sot ekonomia  e vendit gjendet  në një situatë të rëndë kur pasojat e atëhershme dhe masat e reja që ka ndërmarr Qeveria do të kenë pasoja tjera ekonomike ku kufizohen shumë organizime publike e sidomos nga kjo do të goditet sektori i gastronomisë, turizmit, transportit dhe shërbimeve tjera të cilët edhe më herët ishte i goditur edhe me rëndë.

Ndonëse vala e dytë sipas institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do ta godet sërish vendet  në vjeshtë,  AKB vlerëson se në bazë të shifrave të infektuarve dhe të vdekjeve ne vetëm se kemi hyrë në fazën e dytë e cila kërkon më shumë përkushtim, respektim te udhëzimeve dhe masave për të tejkaluar më lehtë Pandeminë shëndetësore dhe ekonomike.

Këto do të kalohen më lehtë nëse ka unitet dhe bashkëveprim politik dhe ndërinstitucional për të marrë vendime strategjike për tejkalim të situatës dhe kjo është barrë dhe përgjegjësi e gjitha subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës.

Qeveria e vendit e ka prioritet mbrojtjen e shëndetit publik, e si pasojë e mosrespektimit  të masave nga ana e të gjithë qytetarëve, konsumatorëve  po pëson ekonomia dhe kufizimi i tyre do të ul konsumin për të cilën do të preken gjithë sektorët  ekonomik.

AKB kërkon nga Bizneset dhe konsumatorët që të respektojnë masat e ndërmarra nga Qeveria  dhe IKSHP në mënyrë që mos të merren vendime tjera shtesë, për të cilët do të ketë pasoja edhe më të mëdha në ekonominë kosovare e cila edhe kështu është e kufizuar dhe e varfër, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të EU-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .