26 Prill 2024

Gjilanit shtyn afatin për pagesën e tatimit në pronë deri më 28 qershor

Gjilan, 5 prill - Drejtoria për Buxhet dhe Financa e Komunë së Gjilanit, njofton qytetarët se për shkak të vonesës së lëshimit të faturave nga Ministria e Financa, Departamenti i tatimit në pronë, kjo e fundit ka marrë vendim që të shtyhet afati i pagesës së këstit të parë i cili do të jetë deri më 28 qershor 2019.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, ka njoftuar se ky vendim ka paardhur pas shkresës zyrtare e cila ka ardhur nga Ministria e Financave.

Ndërkohë, afati i ankesave shtyhet deri më 31 maj 2019, përderisa pagesa e këstit të dytë të tatimit në pronë mbetet 30 shtator 2019.

Apelohen qytetarët që t’u përmbahen këtyre afateve të pagesave, ngase për çdo vonesë obliguesi i tatimit në pronë ndëshkohet me kamatë. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)