26 Prill 2024

GIZ do të vazhdoj ta mbështesë ATK edhe gjatë vitit 2018

Prishtinë, 29 tetor - Drejtori i ATK-së Sakip Imeri ka pritur në takim ekspertët e rinj nga projekti i GIZ-t, të cilët do të vazhdojnë të përkrahin ATK.

Në takim u diskutua për aktivitetet e reformës në ATK për tri vitet e ardhshme dhe mundësitë e kontributit të ekspertëve në realizimin e tyre.

Gjithashtu, në takim u potencua edhe njëherë se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë në aspektin e nivelit strategjik, ku ekspertët me përvojën e tyre do të ndihmojnë ATK në planifikimin e resurseve dhe në organizimin e aktiviteteve në të ardhmen, që kjo e ka kuptimin e asaj se përkrahja e deritanishme nga GIZ ka qenë aspektin e krijimit të mekanizmave për ngritjen e përmbushjes së obligimeve tatimore, dhe tani do të vazhdohet me transformimin e tyre në nivele strategjike.

ATK ka një bashkëpunim me GIZ prej disa viteve. Fushat e bashkëpunimit kanë qenë në ngritjen e kapaciteteve të stafit, lidhur me kontrollet tatimore, legjislacionin e TVSh dhe shumë fusha të tjera në ngritjen e përmbushjes vullnetare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)