26 Prill 2024

Gërxhaliu: Të mos prolongohet liberalizimi i vizave

Prishtinë, 27 qershor - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të prolongojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, por të merr vendim pozitiv që do të i hap rrugë lirisë së lëvizjes banorëve të Kosovës.

“Oda Ekonomike e Kosovës, vlerëson se nëse nuk do të ketë liberalizim të vizave do të jetë një goditje e madhe për Kosovën, për bizneset e vendit etj”, tha ai.

Gërxhaliu tha se shumë politikanë të Kosovës kanë pasaporta të huaja. “Nëse do të jetë vendimi negativ, atëherë biznesi do të merr goditje shumë të madhe. Përgjegjësia do të bie tek politikanët e Kosovës, pas sundim të ligjit nuk do të ketë arritje për Kosovën”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, bëri me dije se në vitin 2017, 38 % e kompanive vendore e kanë humbur konkurentshmërinë, 44 % e bizneseve vendore kanë prishur kontratat me partnerë. “Ajo çka është më shqetësuese është se afër 38 % janë të getoizuar në aspektin ndërkombëtar”, tha ai.

Sipas tij viteve të fundit problemi kryesor i bizneseve është mos liberalizimi i vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)