22 Janar 2021

Fuqizimi ekonomik krijon mundësi të barabarta

Prishtinë, 25 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, znj. Vlora Limani- Hajnuni, znj.Teuta Haxhiu dhe znj. Besa Ismaili, me të cilat ka biseduar për respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

Kryeministri Hoti ka nënvizuar rëndësinë për mbështetjen ekonomike të grave në biznes, duke theksuar se fuqizimi ekonomik dhe pavarësia financiare e grave është njëra ndër format konkrete të mbështetjes afatgjate për krijimin e mundësive të barabarta dhe realizimin e barazisë së plotë gjinore.

Përfaqësueset  e Grupit të Grave Deputete të Kosovës para Kryeministrit Hoti kanë ngritur shqetësimet që kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave të grave, parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe plotësimin e legjislacionit në mbështetje të realizimit të barazisë gjinore.

Kryeministri Hoti, është zotuar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë angazhimin konkret në përditësimin, plotësimin dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të parandaluar dhe evituar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, si dhe për të fuqizuar shërbimet sociale, rehabilitimin dhe risocializimin e të gjitha viktimave të dhunës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)