26 Prill 2024

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore lanson Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike

Prishtinë, 14 dhjetor - Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në bashkëpunim me  Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtar lansoi Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) është një linjë e re garantuese që do të operojë në kuadër të FKGK-së dhe që ka për qëllim mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) përmes garantimit të kredive.

Kjo Pako, parasheh të rritë mbulueshmërinë me garancion kreditor deri në 80% të vlerës së kredisë, si dhe do t’i ofrojë mundësi edhe fermerëve me Numër Identifikues të Fermerit (NIF).

Në kuadër të pakos do të operojnë pesë-dritare që do të adresojnë nevojat e segmenteve te caktuar të tregut.

Nga kjo pako pritet të ndihmohet qasja në financa për ndërmarrjet e ndikuara nga kriza si dhe ndërmarrjet me rëndesi strategjike për ekonomine e Republikës së Kosoves.

Dritaret garantuese brenda kesaj Pakoje pritet të mbështesin qasjen në financa për NMVM-të në vlerë deri në 202,000,000 € për një periudhë një vjeçare.

Zhvillimi i  PRE-së, do të ketë në fokus mbështetjen e kreditimit në sektorët e prodhimit, agrobiznesit, shërbimeve, tregtisë, me fokus të veçantë për gratë në biznes, bizneset e reja (start-up në ICT) dhe investimet në efiçiencë të energjisë.

PRE në këtë kohë pandemie, do të ketë vlerë të shtuar si për përfituesit e fundit (NMVM-të) të cilëve do të ju mundësohet qasje në financa me kushte më të mira të kredidhënies në kohën adekuate,  ashtu edhe për Institucionet Partnere Financiare (IPF) të cilat do të kenë mundësi të ndajnë një pjesë të madhe të riskut kreditor me FKGK-në.

Një pako e tillë është vlerësuar nga Institucionet Financiare të cilat e shohin si të domosdoshëm mbështetjen e qasjes në financa duke qenë inkluziv në të gjithë sektorët dhe kategoritë e klientëve të ndikuar nga kriza.

Kjo ngjarje shënon një moment të rradhës për  Fondin Kosovar për Garanci Kreditore, në rrugën e realizimit të objektivave institucionale, para se gjithash,  lehtësimin e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, si dhe për segmentet më pak të shrbyera siq janë gratë në biznes si dhe bizneset e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)