28 Shtator 2020

Fondi i Grave ndau 59,266 euro për 20 organizata anëtare të RrGK

Prishtinë, 20 janar - Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) mbajti Sesionin Orientues me ç’rast ndau 19 grante për 20 organizata përfituese në Kosovë, në kuadër të Fondit të Grave të Kosovës (FGK), me shumën e përgjithshme prej 59,266.00 euro.

Më specifikisht, grantet që u dhanë në këtë raund janë mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), nëpërmjet iniciativës së RrGK-së "Avancimi i iniciativës për të Drejtat e Grave" të bashkë-financuar nga UN Women në vlerë prej 48,410€, si dhe nëpërmjet iniciativës të RrGK-së "Fuqizimi i të rinjve për një të ardhme të qetë, të avancuar dhe të suksesshme në Kosovë” të mbështetur nga UN Women në vlerë prej 10.866€.

Këto iniciativa do të kontribuojnë direkt në zbatimin e Strategjisë aktuale të RrGK-së për vitet 2019-2022, e cila është përpiluar bashkë me anëtaret e RrGK.

Përfituesit e granteve të FGK janë:

Grant Avokimi Individual për një Organizatë:

· EcoKosWomen – EKW me iniciativën: “Avokim për qasje më të lehtë të grave në grante, në komunën e Prishtinës” (3,649.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Organizata e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike, Handikos Prishtina me iniciativën: “Integrimi i grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara në shoqëri” (2,470.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Aureola me inicativën: Avancimi i ligjit të trashëgimisë (2,300.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Gruas Pensioniste “Vita-Jeta” me iniciativën: “Diabeti tek të moshuarit” (2,030.00€,  përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Bletare "Okarina e Runikut" me inicativën: “Promovimi i punësimit për përfituesit e Skemës së Ndihmës Sociale në Rajonin e Drenicës” (3,110.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës me inicativën: “Respektimi i të drejtave të grave të verbëra dhe me të parë të dobësuar të garantuara me ligj” (2,832.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Mamive të Kosovës me iniciativën: “Promovimi i shëndetit të nënës dhe fëmijës përmes fuqizimit të rolit të mamisë” (3,857.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Psikoterapeutet në Veprim me inicativën: “Shëndeti dhe trajtimi i sëmundejve të heshtura tek gratë e moshës së tretë” (3,242.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve me inicativën: “Fuqizimi i grave viktima të dhunës me baza gjinore përmes programeve të ri-integrimit” (3,355.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Gruas me iniciativën Fuqizimi i grave në tregun e punës: “Fuqizimi i grave në tregun e punës” (3,105.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Iniciativa e Pavarur e të Verbërve me inicativën: “Dua të bëjë një jetë dinjitoze” (2,955.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve Raba Voca me inicativën: “Thyej heshtjen” (3,351.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e të Verbërve dhe me të Pamë të Dobësuar me inicativën: “Mbështetja e personave të verbër dhe personave me të pamë të dobësuar për pamvarësim në jetë” (2,982.50€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· Shoqata e Grave Fermere "Krusha e Vogël" me inicativën: “Edukimi shëndetësor i grave në viset rurale” (3,195.00€, përkrahur nga ADA dhe UNW)

· OJQ Drugëza me iniciativën: “Avancimi i të drejtave të grave në pronë dhe fuqizimi ekonomik i tyre” (2,136.00€, përkrahur nga UNW)

· OJQ Gruaja Hyjnore me inicativën: “Vetëdijësimi i vajzave dhe grave rreth shëndetit reproduktiv” (2,995.00€, përkrahur nga UNW)

· Youth Center Lipjan me inicativën: “Përkrahja e vajzave dhe grave për pjesëmarrje aktive në ekonomi” (2,940.00€, përkrahur nga UNW)

· Handikos Mitrovica me inicativën: “Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuar të Mitrovicës – Handikos Mitrovica” (2,785.00€, përkrahur nga UNW)

Grante Avokimi në Partneritet për Ndryshim:

· Medica Kosova & Dijepi i Buzëqeshjes me inicativën: “Mobilizimi i grave asambleiste për adresimin e nevojave të grave të traumatizuara nga lufta” (6,295.00€,  përkrahur nga ADA dhe UNW).

Fondi i Grave të Kosovës (FGK) i RrGK-së ofron grante të vogla për organizatat e grave që nuk kanë qasje në burime të tjera të financimit dhe të cilat kërkojnë të punojnë për të drejtat e grave, veçanërisht për grupet që punojnë në vende rurale dhe/apo personat e margjinalizuar.

Që nga viti 2012, FGK ka ndarë 193 grante, duke përkrahur 119 organizata, me shumën prej 1,011.288€. Në vitin 2020, Fondi i Grave të Kosovës mbështetet nga Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA), Bashkimi Evropian dhe UN Women.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të bëhët shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, ora N10, ora 9:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin protestues "Kundër plagjiaturës të përbashkuar", për denoncimin e plagjiaturave të udhëheqësve të ministrive të Arsimit në Kosovë dhe në Shqipëri, ministrit Ramë Likaj dhe ministres Evis Kushi. (Rruga Radovan Zogoviq në lagjen Pejton, para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit dhe shqyrtimi i draft - Planit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë bën përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm si dhe cakton intervistat për dëshmitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit në të cilën do të bëhet zgjedhja e Avokatit të Popullit. (Salla e Kuvendit, ora 12:00)

-  Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmin e dëshmitarit Beqë Cufaj  – Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës. (Salla e  gjyqit të Dhomave  të  Specializuara të Kosovës  (DHSK) në Hagë ora 15:00 - mund  të  përcillet edhe përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori EMCDDA do të nënshkruajnë marrëveshje pune. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, salla P-01, ora 16:00)