26 Prill 2024

FMN mbështet zhvillimin e sektorit privat në Kosovë

Prishtinë, 6 dhjetor - Një delegacion I AKB ës I kryesuar nga Kryetari Agim Shahini sot u takuan me znj. Stephanie Eble, shefe e Misionit të FMN-se për Kosovën, dhe zyrtare të tjerë të  misionit të FMN-së për konsultimet  lidhur me zhvillimin e sektorit privat dhe ambientin biznesor në Kosovë.

Shahini i informoi zyrtaret e  FMN-se për ambientin biznesor në Kosovë si dhe ecurinë e zhvillimit të sektorit privat në periudhën 2000-2017, trendin e ndërmarrësisë si rrugëtim sfidues karshi konkurrencës të ashpër dhe të padrejtë, informaliteti si dukuri negative, politikat fiskale të pafavorshme për prodhuesit dhe përpunuesit vendor, tregun e punës në Kosovë si: punësimi, investimet e huaja, remitancat, paga mesatare, ajo minimale dhe shkathtësitë  dhe aftësimet profesionale për të cilat tregu i punës në Kosovë ka kërkesa të shumta.

Ndër temat të cilat më së shumti u diskutuan janë: qëndrueshmëria ekonomike e vendit, politikat makroekonomike dhe trajtimi i bizneseve nga institucionet e shtetit të Kosovës dhe fuqizimi i tyre duke ofruar politika kyçe ekonomike që janë më lehtë të zbatueshme dhe rrit fuqinë konkurruese të sektorit privat si promotor i zhvillimit ekonomik të vendit

Për te gjitha këto  AKB i  dorëzoi nje dokument prej 40 faqeve që trajton të gjitha pengesat dhe sfidat e bizneseve në Kosovë.

znj. Stephanie Eble , dhe zyrtarë tjerë  të  Misionit të FMN-se për  Kosovën  falënderuan delegacionin e AKB-se për informacione të detajuara dhe shprehën gatishmërinë  e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha specifike të politikave ekonomike që Kosovën e bën vend më atraktiv për investime.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)