15 Shkurt 2019

FMN e përkushtuar për ti mbështetur reformat e Ministrisë së Financave

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza, i shoqëruar edhe nga Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, në kuadër të takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Bali të Indonezisë, sot ka zhvilluar takim bilateral me zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang, me të cilin diskutoi për të arriturat e deritanishme në fushën e financave, si dhe për sfidat që i ka Kosova në rrugën e saj përpara në këtë fushë.

Me këtë rast, Ministri Hamza e njoftoi zëvendësdrejtorin menaxhues të FMN Zhang, për zhvillimet pozitive në Kosovë, me hapat që janë ndërmarrë për të ruajtur stabilitetin makro fiskal, performancën e mirë të të hyrave të përgjithshme për Buxhetin e shtetit, për menaxhimin e mirë të borxhit publik në raport me BPV-në, si dhe gjendjen e mirë të deficitit dhe bilancit bankar.

Ministri Bedri Hamza gjithashtu e informoi  z. Zhang  edhe me reformat të cilat janë ndërmarr gjatë këtij mandati në Ministrinë e Financave me theks të veçantë në politika fiskale, duke filluar nga lirimet e ndryshme tatimore deri tek hartimi i plotë i legjislacionit tatimor për ta nxitur sektorin privat për të qenë bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë e që është edhe objektiv strategjik i Ministrisë së Financave.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua edhe për përgatitjen e buxhetit 2019 të Republikës së Kosovës, ku me këtë rast Ministri Hamza e siguroi z. Zhang se “ky Buxhet  do të jetë një buxhet i qëndrueshëm, një buxhet i cili adreson kërkesat dhe nevojat e shtetit dhe qytetarëve të saj dhe çka është më e rëndësishme do të jetë buxhet i zhvillimit ekonomik”.

Ndërsa, zëvendësdrejtori menaxhues i FMN-së Tao Zhang falënderoj Ministrin Hamza për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe e përgëzoj për zhvillimet pozitive në Kosovë, me theks të veçantë për stabilitetin makrofiskal dhe  stabilizimin e borxhit publik në raport me BPV-në, që sipas tij është sinjal shumë i rëndësishëm jo vetëm për  Kosovën por edhe për të gjitha palët tjera të interesit.

Zëvendësdrejtori i FMN-së Zhang, duke vlerësuar lartë punën e shkëlqyeshme në implementimin e reformave fiskale të cilat po japin rezultate pozitive në sektorin privat, ai së bashku me stafin e tij i ofroj Ministrit Bedri Hamza të gjitha mundësitë e asistencës teknike për implementimin sa më të mirë të këtyre reformave.

Me këtë rast, Ministri Hamza dhe z. Zhang u pajtuan se pa një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit edhe buxheti i shtetit nuk mund të jetë i plotë.

Ministri Bedri Hamza gjatë ditës së sotme do të zhvilloj takime edhe me zyrtarët tjerë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke përfshirë drejtorin e Departamentit për Evropë Paul Thomsen dhe drejtoreshën Ekzekutive në Konstituencën e Fondit Monetar Ndërkombëtar Michaela Erbenova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019 - Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)