26 Prill 2024

Ekspozohen prodhimet e fermerëve përfitues të fondeve gjermane në Gjilan

Gjilan, 28 qershor – Në Komunën e Gjilanit sot në sheshin qendror është organizuar tregu i hapur i prodhimeve vendore, pas realizimit të suksesshëm të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2017-2018”, që është financuar nga qeveria Gjermane dhe është mbështetur nga ministria e punës e Komuna e Gjilanit, e implementuar nga organizata “Help”.

Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, ka thënë se Komuna e Gjilanit është e përkushtuar të jetë vazhdimisht në krah të prodhuesve dhe ndërmarrësve, e veçanërisht femrave në biznes.

Ajo ka potencuar se përmes këtij projekti kanë përfituar 52 aplikues të Gjilanit nga fusha të ndryshme që nga agrobiznesi e prodhimi, deri në tekstil dhe teknologjia.

Tahiri ka siguruar ndërmarrëset femra se do të jetë vazhdimisht në krahun e tyre, që zhvillimi i tyre dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të krijuara të ecën mirë dhe të jenë gjatë të ardhmes një potencial për punësim të të rinjëve të Gjilanit.

Tregu i hapur është aktivitet një ditor që ka për qëllim të ofroj mundësinë për klientët përfitues të granteve të “Help” ti ekspozojnë ato, promovojnë punën e tyre dhe shesin produktet në hapësirën e Gjilanit, që është përkrahur edhe nga Komuna e Gjilanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)