26 Prill 2024

Ekrem Hajdari shkarkohet nga AKP shkaku i punës së sukseshme

Prishtinë, 30 tetor - Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa përmes një positimi në Facebook ka thënë se dje ka mësuar nga mediat se Petrit Gashi dha dorëheqje nga posti i Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të Agjensionit Kosovar të Privatizimit.

Ndërkaq, para disa ditësh anëtarët e këtij bordi, me përjashtim të Petritit, kishin vendosur ta shkarkojnë drejtorin menaxhues të Agjensionit.

"Janë mbushur mbi tre vite që Kosova është kursyer nga aferat dhe skandalet në AKP, nga vjedhjet dhe manipulimet. Prandaj ata që nuk vodhën dhe nuk manipuluan as për vete as për të tjerët u detyruan të largohen", ka thene Mustafa

Profesor Petrit Gashi, një prej ekonomistëve më të thellë dhe më të spikatur jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, i doktoruar në Britani të Madhe, i specializuar në shumë programe në SHBA sipas Mustafes largohet, sepse nuk bashkëpunon me krimin.

"Është e dhimbshme dhe zhgënjyese që pas një pune sistematike, të suksesshme dhe vënie të rregullit në AKP, drejtuesit e këtij agjensioni të detyrohen të shkarkohen dhe të japin dorëheqje, për të hapur rrugë që dikush të pasurohet nga pronat që i takojnë Kosovës", ka deklaurar Mustafa.

Ky sipas tij është edhe një argument se ky pushtet duhet të shkoj sa më parë.

Në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të datës 26.10.2018 është shkarkuar nga pozita drejtori aktual menaxhues i Agjencisë Ekrem Hajdari me arsyetimin banal te performansës së dobët.

Petrit Gashi kryetar i Bordite te AKP-së ka thënë së gjatë kohës sa Hajdari ka qenë Drejtor Menaxhues i Agjencisë, raportet vjetore të Agjencisë dhe raportet e Auditorit të Përgjithshëm tregojnë që rezultatet e shënuara nga Agjencia në vitin 2017 janë më të mirat në historikun e Agjencisë.

Gjatë këtij viti Agjencia ka shitur me shumë asete se ndonjëherë më parë, ka grumbulluar fonde më shumë, ka tërhequr më shumë investitorë, dhe ka ngritur çmimin e shitjes së aseteve. Për më tepër sipas tij asetet e uzurpuara gati janë elimuar në tërësi.

"Mirëpo, largimi i Drejtorit Menaxhues, për mua si Kryesues i Bordit, nënkupton shkëputjen e lidhjes në mes të këtyre dy mekanizmave kryesor të Agjencisë, e që besoj se është qenësore për punën e mëtejme të Agjencisë."

"Për më tepër, arsyetimi i pabazuar se shkarkimi është rezultat i rezultateve të dobëta të punës, ka zbehur besimin tim se mund të punohet më tutje në interesin e përgjithshëm të Agjencisë", ka theksuar Gashi.

Gashi dje ka dorëzuar dorëheqjen si Kryesues i Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)