23 Tetor 2020

EIC vazhdon bashkëpunimin institucional për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë, 13 tetor - Në kuadër të dialogut institucional dhe angazhimit për përmirësimin e kushteve në sektorin ekonomik, përfaqësues të Këshillit të Investitorëve Evropian, janë takuar sot me kryeministrin e Kosovës z. Avdullah Hoti.  

 EIC, ka prezentuar para kreut të qeverisë rekomandimet dhe ekspertizën e anëtarëve për sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik.

Duke i konsideruar Investimet e Huaja Direkte si katalizator të zhvillimit ekonomik të vendit, dhe pjesë integrale të sistemit ekonomik investitorët evropian do të fokusohen në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike për të gjithë qytetarët e vendit. Duke krijuar kështu, përmes investimeve të sukseshme standarte me të larta të jetesës.  

Fokus I takimit ishte bashkëpunimi në rimëkëmbjen ekonomike, përkrahjen e bizneseve për tejkalimin e fazës së pandemisë COVID-19, si dhe krijimi I lehtësirave juridike dhe ekonomike në përmirësimin e të të bërit biznes në Kosovë.

Gjatë takimit palët u pajtuan për bashkëpunim në inicativa që ndërlidhen me Investimet e Huaja Direkte, dhe në qasjen proactive të ndryshimeve që inkurarojnë zhvillim ekonomik.

Këshilli i Investitorëve Evropian mori përkrahjen e qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen e iniciativave që kontibojnë në krijimin e një klime më të mirë të investimeve në Kosovë.

Po ashtu gjatë takimit EIC informoj që në fund të këtij viti dokumenti strategjik White Book 2020, do t’I prezentohet institucioneve të vendit. Dokumenti do të përfshijë ekspertizën ligjore dhe ekonomike, rekomandimet dhe analizimin e progresit në sektorët kryesor ekonomik.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Tetor 2020

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së në, kati i parë, ora 10:00) 

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviziton ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit; Blerim Kuçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Në kuadër të përmbylljes së “Javës  Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë”, ministri i MPMS-së, Skender Reçica viziton fabrikën “NewCo Ferronikeli”. (Drenas, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e “Memorialit të Komandant Drinit - Ekrem Rexha. (Tek parku përballë Shtëpisë së Bardhë, ora 11:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Zëvendës kryesuesin e Bordit të Agjencisë së Privatizimit, Naser Osmani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian takohet me Shefin e Zyrës dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovës, Tomáš Szunyog në lidhje me Raportin për Kosovën 2020 të publikuar nga Komisioni Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ish Ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pritet me një ceremoni zyrtare kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. (Para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, ora 14:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbajnë konferencë për media. (Konferenca do të përcillet online, ora 15:05)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon bisedën “Off the record: Gjendja e hapësirave të braktisura”. (Kino Armata, ora 15:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (Ndërtesa e Presidencës në Shkup, ora 15:35)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit në Shkup, ora 16:10)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Artan Grubi, Zëvendës Kryeministër i parë i shoqëruar edhe Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së. (Ndërtesa e Kuvendit në Shkup, ora 16:35)

- Nënshkruhet MoU për krijimin e rrjeteve të pastra 5G në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Departamentit të SHBA-ve. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:15)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Udhëheqësit e partive politike si Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa,  Afrim Gashi nga Alternativa dhe Menduh Thaqi nga PDSH. (Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, ora 17:40)