26 Prill 2024

Dogana konfiskon mbi 50 aparate ilegale për lojëra fati

Prishtinë 1 gusht - Dogana e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të parandalimit të veprimtarive ilegale, njësit e doganës  gjatë javës së fundit kanë organizuar një aksion të gjerë në dy qytete respektivisht në Vushtrri  dhe Mitrovicë.
   
Adriatik Stavileci zëdhënës i doganës ka thënë së gatë këtij aksioni duke u bazuar në informata e siguruara përmes rrugëve operative janë identifikuar dhe targetuar mbi 20 lokacione të dyshuara për aktivitete me lojëra fati ilegale.

Njësit e doganës sipas tij kanë ushtruara kontrolle në të gjitha lokacionet duke përshtatur edhe kohën e kontrolleve me oraret e punës pasi një pjesë e tyre i mbajnë mbyllur lokalet gjatë ditës.

Si rrjedhojë e kontrolleve janë kapur një sasi e konsiderueshme e aparateve për lojëra fati si dhe lojëra tjera të ndaluara si Keno dhe Racing Dogs, rezultate si në vijim:
Kontrolle të ushtruara 20
Të gjetura lojëra ilegale në 9  lokacione
Aparate të konfiskuara 50
Lojëra të ndaluara të konfiskuara 25
Lokale të mbyllura 2


"Dogana do të vazhdoje edhe me aktivitete tjera në kuadër të zbatimit të ligjit por edhe kërkojmë ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve", ka theksuar Stavileci.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)