26 Prill 2024

COVID-19 godet rëndë ekonominë ruse

Moskë, 22 korrik - Pandemia e Covid-19 në njërën anë dhe rënia e kërkesës dhe çmimeve të naftës e gazit rus në anën tjetër, kanë goditur rëndë ekonominë ruse. Projeksionet për këtë vit janë që Produkti i Brendshëm Bruto në Rusi pritet të bie me rreth 6.6%.

Bizneset ruse gjatë karantinimit kanë pësuar humbje prej rreth 3.7 trilion rubla (rreth 52 miliardë dollar). Industritë më të goditura janë prodhimi dhe tregtim i makinave, transporti, turizmi, prodhimi i naftës dhe gazit etj.

Humbjet në industrinë e naftës dhe gazit kanë shkuar deri në 44 përqind, çka pritet të ketë impakt direkt në buxhetin rus, kur dihet se nafta dhe gazi marrin pjesë me rreth 52 përqind në eksportet e gjithmbarshme ruse.

Si pasojë e rënies së ekonomisë në Rusi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka përllogaritur që deri në fund të vitit në Rusi, do të mbyllen rreth 1 milionë biznese të vogla dhe të mesme, çka është rreth 15-25 përqind e gjithë tregut në Rusi. Nga falimentimi i këtyre bizneseve, kontingjentit te  të papunëve pritet ti shtohen edhe rreth 2.5 milionë të papunë.

Ish-zëvendës kryeministri rus, Arkady Dvorkoviq, i cili tani drejton Fondacionin “Skolkovo”, thotë që më e keqja për ekonominë ruse ende nuk ka ardhur. Deri sa Evropa ka filluar ta kaloj krizën ekonomike, Rusia vetëm se ka filluar të hyjë në zonën ku do të vërehen pasojat e krizës, të shkaktuara nga pandemia dhe rënia e kërkesës dhe çmimeve të naftës e gazit.

Rënia ekonomike në Rusi pritet të pasqyrohet në vitet që vijnë, pasi që fillimi i zbatimi të projekteve të mëdha infrastrukturore në Rusi, të paraqitura me pompozitet nga presidenti Putin, pritet që të shtyhen deri në gjashtë vite.

Shtyrja e projekteve të mëdha infrastrukturore do të ndikoj edhe më shumë në rënien e mbështetjes së rusëve për Putin, e cila edhe ashtu është në piken më të ulët historike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)