26 Prill 2024

Buxheti i Eurozonës mund të integrohet në fondet e BE-së

Berlin, 15 gusht - Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se buxheti i parashikuar për Eurozonën mund të integrohet në fondet më të gjera të shpenzimeve të BE-së.

Ajo shtoi se tani për tani nuk e sheh nevojën për një ministër financash për Eurozonën.

"Deri më sot ne nuk kemi një buxhet për Eurozonën, por një buxhet i tillë mund të imagjinohet. Tani ne po priremi drejt integrimit (të një buxheti të Eurozonës) në buxhetin europian, me qëllim që Parlamenti Europian të ketë mundësinë ta mbikëqyrë atë. Kjo nuk e përligj dot ende (që të ketë) një ministër financash."

Duke folur në një takim në bashkinë e qytetit lindor të Jenës, Merkel ritheksoi mbështetjen e saj për një marrëveshje të arritur në qershor me Francën mbi shtimin e investimeve dhe forcimin e integrimit ekonomik në Eurozonë.

Kancelarja Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ranë dakord në qershor për një paketë reformash për Eurozonën, duke përfshirë hartimin e një buxheti deri në fund të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)