08 Maj 2024

Bruto Produkti Vendor shënoi rënie reale për 7.25 për qind

Prishtinë, 24 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat e Bruto Produktit Vendor për tremujorin e tretë të vitit 2020, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve me çmime aktuale dhe me çmime të vitit paraprak.
 
BPV-ja në TM3 2020 shënon rënie reale për 7.25%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019).

Aktivitetet ekonomike, që shënuan rënie në këtë tremujor ishin: ndërtimi (-16.77%); tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (-16.89%); aktivitetet financiare dhe të sigurimit (-3.67%).

Ndërkaq, aktivitetet ekonomike që kishin rritje në këtë tremujor ishin: industria nxjerrëse, përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë (6.7%); informacioni dhe komunikacioni (3.65%); aktivitetet e pasurive të paluajtshme (2.81%); artet, argëtimi dhe çlodhja, dhe aktivitete të tjera shërbimi (3.67%); administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia (3.59%); aktivitetet profesionale dhe administrative (3.3%); dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi (0.58%).

Komponentët e BPV-së sipas metodës së shpenzimeve, që kishin rënie janë: formimi i bruto kapitalit (-10.18%); eksporti i shërbimeve (-59.62%); dhe  importi i mallrave dhe shërbimeve (-13.51%).

Ndërkohë, rritje në këtë tremujor kishte: eksporti i mallrave (3.55%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake dhe IJPSHESH (16.92%);  dhe shpenzimet e konsumit final të Qeverisë (5.99%).

Ndërkaq, shpenzimet e konsumit final të ekonomive shtëpiake kishin rritje nominale për 2.53% në TM3 2020,  krahasuar me TM2 të vitit 2020.

Shënim: BPV tremujore sipas aktiviteteve ekonomike është paraqitur në nivelin A*10 të agregimit sipas klasifikimit NACE Rev.2

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)