05 Qershor 2020

Brodi i Ujësjellësit Prishtina fton Ambasadën Britanike në rekrutimin e pozitave të larta

Prishtinë, 8 prill - Bordi  i  Përkohshëm i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në mbledhjen e I-rë të jashtëzakonshme, të mbajtur dje ka trajtuar me kujdes çështje të ndryshme që ndërlidhen  me veprimtaritë dhe performancën e përgjithshme të ndërmarrjes.

Pas pranimit dhe trajtimeve të materialeve dhe Raporteve të ZKA-së dhe raporteve të Zyrës së Auditorit të Brendshëm dhe në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrje Publike (LNP), ka marë masa ndaj disa zyrtarëve të lartë të cilët nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe si rrjedhojë i kanë shkaktuar përformancë jo të mirë Kompanisë.

Andaj bordi i përkohshëm duke u mbështetë në kompetenca të tyre që ju jep ligji në mbledhjen e parë të jashtëzakonshme ka ndërprerë kontratën e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, kontratën Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv dhe ka liruar nga detyra Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv.

Bordi gjatë kësaj mbledhje ka caktuar ushtruesit e detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor Financiar  dhe  të Thesarit,

Bordi po ashtu ka shpallur konkurs për rekrutimin e pozitës së Kryeshefit Ekzekutiv, dhe Zyrtarit Kryesor Financiar dhe të Thesarit, kurse për pozitën e Zëvendës Kryeshefit Ekzekutiv mbetet që Bordi i Drejtorëve të shqyrtoj edhe njëherë nevojën për të pasur një pozitë të tillë në Ndërmarrje.

Njëherit në këtë mbledhje Bordi u ka bërë ftesë shoqërisë civile dhe Ambasadës Angleze që të marrin pjesë në procesin e rekrutimit të këtyre pozitave për të siguruar një profesionalizëm dhe transparencë të plotë të këtij procesi.

Bordi i Përkohshëm do të vazhdojë që të trajtoj me kujdes të shtuar funksionet vitale të kompanisë për t’u siguruar që të ketë një furnizim të rregullt dhe të sigurt për qytetarët dhe të përmirësojë përformancën e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)