26 Prill 2024

Borxhi publik i ShBA-së arrin rekordin mbi 22 trilionë dollarë

Washington, 14 shkurt - Borxhi publik i ShBA-së ka arritur një rekord prej më shumë se 22 trilionë dollarësh amerikanë, sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së.

Vlera e përgjithshme e borxhit arriti në 22.01 trilionë dollarë më 11 shkurt, tha Departamenti i Thesarit në deklaratën e vet ditore të martën.

"Borxhi kombëtar tani i ka kaluar 22 trilionë dollarët, pasi e kemi shtuar me 1 trilion dollarë vetëm në 11 muajt e fundit", theksoi Michael A. Peterson, kryeekzekutivi i Fondacionit "Peter G. Peterson", që ka në qendër të punës trajtimin e sfidave fiskale afatgjata të ShBA-së.

"Arritja e këtij guri kilometrik kaq shpejt është shenja e fundit se gjendja jonë fiskale jo vetëm është e paqëndrueshme, por edhe (përkeqësimi) po përshpejtohet", shtoi ai.

Analistët thonë se ulja e taksave prej 1.5 trilion dollarësh nga administrata Trump dhe rritja e shpenzimeve qeveritare kanë nxitur rritjen e shpejtë të deficitit buxhetor dhe të borxhit publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)