26 Prill 2024

Bie Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë në 3,36 për qind

Tiranë, 4 prill - Rritja ekonomike e Shqipërisë në 2017, sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Instituti shqiptar i Statistikave, ka qenë në nivelin e 3.84 për qind.

Viti nisi me një ecuri të mirë ndërsa shënoi rritje të ndjeshme në gjysmën e parë të vitit, me 4,01 për qind në tremujorin e parë dhe 4,38 për qind në të dytin.

Por në pjesën tjetër, ritmet ranë. Në tremujorin e tretë, Prodhimi i Brendshëm Bruto zbriti në 3,55 përqind, për t’u ulur lehtësisht më tej në tremujorin e fundit të vitit në 3,36 përqind .

Në tremujorin e fundit, në bazë vjetore, kontributin kryesor në rritjen ekonomike e ka dhënë aktivitetit i sektorit Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport me +0,66 pikë përqindje, i ndjekur nga Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë, +0,64 pikë përqindje dhe nga sektori i Ndërtimit me +0,53 pikë përqindje. Negativ kontributi i grupit të aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni me -0,20 pikë përqindje.

Rritjen më të madhe në tremujorin e fundit e shënoi Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit, me 11,24 përqind, i pasuar nga grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë, me 5,60 përqind.

Ndërtimi, një sektor me peshë në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto, rregjistroi një rritje me 4,29 përqind. I vetmi që shënoi rënie, është grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni me -6,53 %.

Për vitin 2018, qeveria shqiptare parashikon një rritje ekonomike në 4,1 përqind, ndërkohë që institucionet financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, janë të mendimit se ritmi i rritjes do të bjerë, për shkak të rënies së investimeve të mëdha në sektorin energjitik. Sipas FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto në fund të këtij viti do të jetë 3,7 përqind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)