26 Prill 2024

BE mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës financiare

Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Christian Danielsson, ku diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit Evropian.

Me këtë rast, ministri Bedri Hamza i dëshiroi mirëseardhje në Kosovë z. Christian Danielsson  dhe  e falënderojë për atë që e ka bërë dhe që po bënë për Kosovën në rrafshin ekonomik dhe politik. 

Sipas ministrit Hamza, Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh në Kosovë sa i përket ndihmës teknike dhe financiare.

Ministri Bedri Hamza e njoftoi Christian Danielsson për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e financave dhe të ekonomisë, ku Ministria e Financave do ta luaj rolin e vet në relacion me përmbushjen e këtyre objektivave të programit të Qeverisë.

Sipas tij, “Stabiliteti Makrofiskal i vendit është top prioriteti ynë si Qeveri. Këtë e kemi diskutuar dhe vendosur që nga mbledhja e parë e Qeverisë”.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për projektet kapitale të rëndësishme të vendit, si dhe për Planin për Reforma në Ekonomi, ku u bë e ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar për implementimin e Planit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)