22 Tetor 2018

BE do të krijojë një Fond Monetar Evropian

Bruksel, 7 dhjetor - Bashkimi Evropian (BE)a do të krijojë një Fond Monetar Evropian sipas modelit të FMN-së si dhe një post të ri.

Plani kohor për ristrukturimin e gjerë të Eurozonës është gati: deri në mesin e vitit 2019, Komisioni i BE-së synon të krijojë një Fond Monetar Evropian dhe postin e Ministrit të Ekonomisë dhe të Financave.

Ministri i ri evropian i Çështjeve Ekonomike dhe Financave duhet të jenë në të njëjtën kohë nënkryetar i Komisionit si dhe shefi i Eurogrupit, njoftoi Komisioni i BE-së në Bruksel.

Komisioni shpreson se kjo do të sjellë një bashkim të përgjegjësive dhe të kompetencave.

"Pas viteve të krizës, tani është koha për të marrë të ardhmen e Evropës në duart tona", tha Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker. Qëllimi është një bashkim ekonomik dhe monetar "më i bashkuar, efikas dhe demokratik". Gjendja e mirë ekonomike e bën të mundur këtë, theksoi Juncker. "Nuk ka kohë më të mirë për të rregulluar çatinë se kur ndriçon dielli ".

Propozime të mëtejshme të Komisionit parashikojnë krijimin e "instrumenteve të reja buxhetore" për të ndihmuar shtetet anëtare që të zbatojnë reformat dhe të hapin rrugën për vendet jo anëtare të monedhës së përbashkët euros.

Në të njëjtën kohë, Brukseli dëshiron që ta shndërrojë në ligj të BE-së Paktin Fiskal Evropian mbi disiplinën buxhetore, i cili deri tani bazohet vetëm në një traktat ndërqeveritar.

Si model për Fondin Monetar Evropian është e qartë që shërben Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka luajtur një rol qendror në shpëtimin e vendeve të krizës në Evropë. Si bazë do të shërbejë fondi i shpëtimit të euros ESM.

Fondi Monetar i BE-së duhet të ndërhyjë si mundësia e fundit, nëse fondet ekzistuese për përmirësimin e rregullt të gjendjes së bankave me probleme nuk janë më të mjaftueshme.

Planet e Komisionit për reformën e Eurozonës janë kontributi i tij për samitin e kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në fund të javës së ardhshme, dhe bazohen në një fjalim të Junckerit në shtator.

Për zbatimin e këtij plani Brukselit i mbetet rreth një vit, sepse nga fundi i vitit të ardhshëm fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet evropiane në fillim të verës së vitit 2019. Gjatë kësaj kohe, vështirë se parlamentin mund ta kalojë ndonjë projekt. Një problem tjetër është se formimi i qeverisë në Gjermani po zvarritet.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2018 - Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë të Kosovës. (Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës në Prishtinë, ora 9:25)

- Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Prizren, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i grupeve punuese për Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer, deputet në Bundestag, në Kosovë, Ambasada Gjermane organizon një takim me gazetarë. (Ambasada Gjermane, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon hapjen e  fushatës së titulluar “Dhuna nuk arsyetohet”.  (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për mbështetjen e punës së AKI-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial sipas këndvështrimit dhe vlerësimit të qytetarëve". (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës pret në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Matthew Palmer. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministri për Forcën e Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe Ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviç mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë se FSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqiten rekomandimet e KDI-së, lidhur me të drejtat e punëtorëve në sektorin privat dhe rreziqet me të cilat përballen në vendin e punës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Qendra për Paqe dhe Tolerancë në përkrahje nga OSBE dhe në bashkëpunim me Komunën e Vitisë dhe me shkollat e mesme në këtë komunë organizon aktivitetin e pastrimit të Parkut të Qytetit në Viti. (Parku i Qytetit në Viti, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education. (Hotel Sirius, ora 15:00)