26 Prill 2024

BB siguron Guvernatorin Mehmeti për vazhdimin e bashkëpunimit

Prishtinë, 5 shkurt - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka takuar sot Diego Martinez, Zëvendësdrejtor i Bankës Botërore dhe Alper Ahmet Oguz, Zyrtar i Lartë për Sektorin Financiar përgjegjës për portfolion e Kosovës.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti ka uruar Alper Ahmet Orguz për detyrën e re dhe i siguroi gatishmërinë e Bankës Qendrore për avancimin e projekteve zhvillimore.

Në këtë takim u diskutuan zhvillimet pozitive të sektorit bankar, sfidat e ardhshme dhe roli i këtij sektori në zhvillimin ekonomik të Kosovës, si dhe projektet aktuale dhe të ardhshme të Bankës Botërore për të mbështetur sektorin financiar.

Guvernatori Mehmeti ka informuar zyrtarët e Bankës Botërore lidhur me stabilitetin e sistemit financiar në vend dhe ka falënderuar Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për zhvillimin e sektorit financiar dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi.  

Guvernatori Mehmeti i njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore lidhur me përmirësimin e qasjes në financa e cila në masë të madhe është rezultat i ndihmës së Bankës Botërore dhe mbështetjes që ajo i ka dhënë Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.  

Përfaqësuesit e Bankës Botërore falënderuan Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin dhe shprehen gatishmëri që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)