22 Gusht 2019

Bankat komerciale nuk po u japin kredi pensionistëve

Prishtinë, 18 korrik - Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare ka hapur rastin Ex-officio Nr. 450/2018 përkitazi me trajtimin e pabarabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar. Avokati i popullit kërkon nga bankat parandalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.

Mehdi Geci, zëvendës avokati i popullit, ka bërë me diej se kanë rekomanduar Bankën Qendrore që të kërkoj nga bankat komerciale që të lëshojnë kredi për pensionistët.

“Ky është diskriminim që po bëhet ndaj të moshuarve. Ne kemi lëshuar rekomandimin për BQK-në, ne kemi bërë këtë për shkak se bankat nuk u kanë dhënë kredi pensionistëve, por u ka dhënë atyre vetëm që kanë biznese private”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Geci ka vlerësuar se me këtë vendim bankat po bëjnë diskriminim dhe po shkelini të gjitha rregullat ndërkombëtare. “Sipas Kushtetutës së Republikës të gjitha institucionet janë të obliguara të respektojnë standardet ndërkombëtare”, tha ai.

Ai bëri me dije se BQK-ja, ka vepruar menjëherë pasur rekomandimit të Avokatit të Popullit. “BQK-ja na kë njoftuar se ka merr veprime dhe bankat i ka njoftuar të ndryshojnë politikat ndaj të moshuarve. Më 2 korrik 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes së cilës është informuar se BQK ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave te tyre si dhe ka kërkuar angazhim në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat më pas do të jenë subjekt i ekzaminimit nga ana e BQK-së”, , tha ai

Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përgjithshëm i pensionistëve në Republikën e Kosovës, kap shifrën prej 206.534 personash.

Në anën tjetër, në Kosovë, licencën për punë e kanë 11 banka komerciale, të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me “Ligji nr. 04/l-093” për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare si dhe me aktet nënligjore të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)