26 Prill 2024

Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin për të mbështetur Kosovën

Prishtinë, 28 korrik - Ministrja Bajrami mbajti takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Massimiliano Paolucci ​

Në takim u diskutua për projektet aktuale të Bankës Botërore në Kosovë si dhe për projektet e reja që pritet të realizohen në tri vitet e ardhshme.    

Ministrja Bajrami e njoftoi Paolucci me punën e Ministrisë së Financave rreth menaxhimit të financave publike, realizimit të projekteve qeveritare, si dhe rreth politikave të Qeverisë së Kosovës për rigjallërimin e ekonomisë.

Ajo falënderoi përfaqësuesit e BB-së për bashkëpunimin e deritashëm në projekte të shumta të cilat kanë kontribuar në rritjen ekonomike dhe zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë.    

Nga ana e tij z.  Massimiliano Paolucci theksoi se Banka Botërore do të vazhdojë përkushtimin e saj për të mbështetur Kosovën në projekte të rëndësishme që fuqizojnë ekonominë dhe kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës.      

Palët u pajtuan që të intensifikojnë bashkëpunimin bilateral me qëllim të realizimit të suksesshëm të projekteve zhvillimore aktuale dhe përgatitjes së atyre vijuese.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)