19 Mars 2024

ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte për shmangie nga tatimi

Prishtinë, 18 nëntor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në bashkëpunim me Policinë e Krimeve Ekonomike dhe në asistim të Inspektoriatit Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, dje ka zhvilluar një kontroll (bastisje) tek një Klinikë në Prishtinë, ku sipas informacioneve fillestare është dyshuar se kemi të bëjmë me shmangie tatimore, deklarime të rrejshme.

Administrata Tatimore e Kosovës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me prokurorin kujdestar dhe të gjitha veprimet ligjore janë ndërmarrë sipas udhëzimeve të prokurorit kujdestar.

Në vendngjarje gjatë kontrollimit të lokacionit janë gjetur para të gatshme (cash), para të cilat nuk janë përputhur me deklarimet që janë bërë për ATK-në. Pra, deklarimet kanë qenë shumë më të vogla se sa paraja e gjetur në lokacion.

Nga hetuesit tatimorë janë sekuestruar, para të gatshme, dy laptop, fletore personale me shënime të pagesave nga klientët, 6 telefona dhe një pasaportë, si dhe shumë dokumentacione të tjera që do të përdoren në procedura të mëtutjeshme.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit tatimorë dhe policët e krimeve ekonomike, është hasur në barna pa prejardhje, ku pastaj është ftuar në asistencë edhe Inspektoriati Farmaceutik i Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët pas verifikimit të barnave kanë konstatuar se këto janë barna Hormane me origjinë të prejardhjes ose futjes në treg të panjohura.

Po ashtu ka pasur edhe produkte mejkësore me Banderola të Kosovës, barna me afat së skaduara dhe pala e inspektuar nuk e ka dëshmuar origjinën e tyre.

Gjithashtu në tavolinën e punës Inspektoriati Farmaceutik ka hasur në dokumentacionin shëndetësor ku është vërejtur se janë trajtuar pacient për IVF (In Vitro Fertilisation), si dhe është hasur në disa epruveta likide ngjyrë vjollce, ku këto janë sekuestruar si prova materjale dhe për analizë të mëtutjeshme.

Shuma e  parave të sekuestrua dhe të gjitha dëshmitë tjera të sekuestruara do të mbahen deri me një vendim të Prokurorisë.

ATK, në mënyrë që të jetë edhe më e suksesshme në zbatim e ligjit, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit. Për këtë qëllim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)