26 Prill 2024

ATK realizoi trajnim për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësor

Prishtinë, 8 maj - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim dy ditor për gjyqtarët dhe ekspertët gjyqësor me temën: “Interpretimi i legjislacionit tatimor në Kosovë”.

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, lidhur me aplikimin dhe zbatimin e legjislacionit tatimor në Kosovë, gjegjësisht Procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Tatimin në të Ardhura Personale, Tatimi në të Ardhura të Korporatave, Transferin e çmimit dhe Marrëveshjet për Eliminimin e Tatimit të Dyfishtë, duke përfshirë edhe të gjitha tatimet e mbajtura në burim, si: Tatimi në Paga, Kontributet Pensionale, etj.

Për të gjitha temat e lartë cekura janë pasqyruar edhe shembujt praktik për trajtimin e tyre.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me legjislacionin tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesi i trajnimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)