27 Prill 2024

ATK mbledh 162 milion euro vetëm për muajt Janar - Prill

Prishtinë, 4 maj - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur së vetëm për muajt Janar - Prill 2018 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 162.8 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 20.1 milion euro apo 14.2 %.  

Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 9.4 milion euro apo 6.1 % më shumë të hyra se plani i paraparë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 51.5 milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Kjo konfirmon se performanca e të hyrave vazhdimisht është duke u rritur, duke marr parasysh përkushtimin e menaxhmentit të ATK-së në zbatimin e Strategjisë 2015-2020, si dhe planeve operative të hartuara për këtë vit.

Vlen të përmendet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)